75 Mall Live Search
23:32 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur nënë për herë të tretë

Këngëtarja e njohur amerikane, Ciara është në pritje të fëmijës së tretë.

34 vjeçarja e cila aktualisht ndodhet me pushime në ishullin Turks dhe Caicos bëri të ditur lajmin përmes një postim në Instagram.

Ciara zbuloj se ajo dhe bashkëshorti i saj, Russell Wilson, së shpejti do të bëhen prindër përsëri.

 “Numri 3” – ka shkruar këngëtarja sipër fotografisë ku shihet me barkun e fryrë e veshur vetëm në bikini.

Ciara ka dhe dy fëmijë të tjerë djalin 5 vjeçar Future Zahir nga lidhja e saj e mëparshme me reperin, Future dhe vajzën 2 vjeçare Sienna me partnerin aktual, Wilson./Indeksonline/

View this post on Instagram

Number 3. ?: @DangeRussWilson

A post shared by Ciara (@ciara) on