10:44 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini është bërë nënë për herë të parë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ajo dhe bashkëshorti i saj diplomati, Paul Edward Conolly, kanë mirëpritur vajzën e tyre të cilën e pagëzuan me emrin, Tori, shkruan Indeksonline.

“Dita ime e parë e gruas si nënë. Përshëndete vajzën time TORI (Victoria Kelis Connolly).Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogel sa një gogël që quhet TORI (Victoria Kelis Connnolly)” ka shkruar këngëtarja në postimin e parë paslindjes së vajzës.

Ndryshe, ajo deh bashkëshorti i saj jetojnë prej vitesh në Londër./Indeksonline/