75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur shqiptare: Divorcin trajtojeni sa më normalisht!

Eneda Tarifa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në programin në “Kurthin e Piter Panit”.

Këngëtarja midis tjerash u pyet nga fëmijët se si ka mundësi se ka kaq shumë divorce në mesin e personazheve të famshme dhe ajo tha se ashtu duket.

Më pas këngëtarja la të kuptohet se divorci i saj me Erjon Zaloshnjën ka kaluar qetësisht dhe nuk ka pasur drama madje është shprehur se duhet trajtuar si dicka normale.

“Divorci është një proces që duhet trajtuar sa më normalisht po u trajtua normalisht dhe pa drama, nuk do të ketë drama”.

Rreth 3 vjet më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa i dha fund martesës 18-vjeçare me partnerin e saj Erjon Zaloshnja.

Ata janë prindër të një vajze të quajtur Aria.