75 Mall Live Search
21:50 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur shqiptare largohet nga rrjetet sociale

Morena Taraku ka thënë se do të largohet nga rrjetet sociale.

Përmes një postim në instastory ajo ka falënderuar adhuruesit e saj duke falënderuar të për mbështetjen që i kanë dhënë deri tani.

Mirëpo këtë vendim ajo e morri sepse dëshiron që të ketë pak qetësi shpirtërore.

“Desha të ju falënderojmë për çdo pikë dashurie që ma keni fal..për çdo koment e çdo përkrahje. Unë që nga sot do jem pak e shkëputur nga rrjetet sociale dhe dua të fokusohem në qetësin time shpirtërore dhe me brendësin time.. ne si artist nganjëherë harrojmë të falim dashuri e kujdes tek vetja”, ka shkruar Morena.

Ndryshe, ajo para pak ditësh publikoj projektin e ri me videoklip ‘Missed Call’./Indeksonline/