Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare konfirmon pjesëmarrjen në ‘Sunny Hill’
Një emër tjetër shqiptarë me famë ndërkombëtare pritet të performojë në festivalin ‘Sunny Hill’
Në faqen zyrtare të festivalit është konfirmuar pjesëmarrja e Iliria e cila ka filluar një karrierë të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës, shkruan Indeksonline.

Iliria është një këngëtare 24 vjeçare me prejardhje shqiptare e cila është pjesë e ‘Sony Music’. Ajo ka lindur dhe është rritur në Zvicër.
Festivali ‘Sunny Hill’ do të zërë vend me datë 2. 3 dhe 4 korrik në parkun e Gërmisë në Prishtinë./Indeksonline/
