09:28 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur shqiptare merr letër falënderuese nga Michelle Obama

Kohë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka performuar në eventin ‘“2019 College Singing Day”, të organizuar nga, Michelle Obama.

Ky organizim ka për qëllim t’i inkurajoj studentët për të ndjekur arsimin e lartë, dhe për pjesëmarrjen e Bebes, ish zonja e parë e ShBA-së i ka shkruar një letër falënderuese.

Këtë letër ku Michelle dhe Barack e falënderonin për përkrahje, ata poashtu i kanë uruar më të mirën për këngëtaren shqiptare.

29 vjeçarja letrën e ka publikuar në InstaStory ku edhe u shpreh e emocionuar për këtë.

Ndryshe, Bebe së fundi mbuloj ballinën e revistës së njohur ‘Harper’s Bazaar’./Indeksonline/