75 Mall Live Search
17:27 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur shqiptare tregon raportet me Dua Lipën, ka disa fjalë për të!

Këngëtarja e njohur, Hana Cakuli përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar për raportet e mira që ka më ylli botëror, Dua Lipa.

Pas publikimit të projektit më të ri të Duas, ajo ka publikuar disa fotografi nga koha kur ajo ishte në Londër dhe shoqërohej nga 23 vjeçarja, shkruan Indeksonline.

““Urime, Dua Lipa në këngën e re Swan Song. Dhe më shumë fat në Grammy dhe Brit Awards. Ju mund ta shihni në sy që ajo do të bëhej një yll. Prapa në kohë, Londër,” ka shkruar Hana përkrah imazheve.

Ndryshe, Dua së fundi ka publikuar projektin ‘Swan Song’ i cili është kolona zanore e filmit ‘Alita:Battle Angel’ i cili pritet të lansohet me 14 shkurt./Indeksonline/