75 Mall Live Search
16:32 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / AR

Këngëtarja e njohur surprizon me dron Çiljetën

Pak orë para finales së madhe, në fermën e “Ferma Vip” kanë mbërritur surprizat e para për finalistët. Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ka vendosur t’ja bëjë më të bukur ditën sot mikeshës së saj, Çiljetës.

Këngëtarja fluturoi mbi “Ferma VIP” një dron për fermerën me mbishkrimin: Puçi puçi të dua finaliste. Të dua Giti!

Kjo surprizë emocionoi Çiljetën, e cila e falënderoi miken e saj për këtë përshëndetje. Me batuta Çiljeta iu drejtua dronit dhe përshëndeti miken e saj duke e pyetur: A e mban mend kur ishim të reja moj?