Këngëtarja e njohur tallet me martesën e saj, që zgjati vetëm 8 muaj
Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus së fundi është tallur në lidhje me martesën e saj të shkurtër me Liam Hemsworthin, e cila zgjati vetëm tetë muaj.
Artisti i famshëm, i njohur si Matty Mo, me shaka i ka propozuar Mileyt martesë, përmes bio-s së tij në Instagram, teksa tha se dëshiron të martohet me të.
“Do të martohem me Miley Cyrusin më 2020”, ka shkruar ai.

E menjëherë pas kësaj, nuk vonoi edhe përgjigja e Mileyt.
Ajo tha se me siguri nuk do të zgjasë shumë.
“Më siguri nuk do të zgjasë shumë, Por gjithsesi provoje”, ishte komenti i saj.

Kujtojmë që Miley është në lidhje me Cody Simpsonin./Indeksonline/
