Këngëtarja e njohur tregon linjat e plota me krenari, në një foto të pa-edituar
Ajo nuk heziton që të shfaqet natyrale, dhe këtë e bëri edhe së fundi kur publikoj një imazh të pa edituar.
Këngëtarja dhe aktorja e njohura amerikane, Demi Lovato solli disa imazhe në bikini nga pushimet e saj në Bora Bora, transmeton Indeksonline.

“Kjo është frika ime më e madhe. Një foto në bikini e pa edituar, dhe qëllojani çka, është celulit”, ka shkruar Demi në mbishkrimin e imazhit.

E ndjekur nga më shumë se 73 milionë persona në Instagram, Demi morri mbështetje nga adhuruesit e saj, por edhe emra të njohur të industrisë, si Ashley Graham, Jenna Deëan, Jamie Lee Curtis dhe Ashley Greene.
Lovata prej vitesh shfrytëzon famën e saj për të dhënë këshilla adhuruesve të saj për shëndetin mendor dhe vetëbesimin.

Në vitin 2015 ajo publikon këngën me titullin Confident, në kohën kur ajo po luftonte me dashurin dhe vetëvlerësimin./Indeksonline/