15:23 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e talentuar Vanesa Doçi lanson këngën e re

Këngëtarja e re në moshë, por shumë e talentuar, Vanesa Doçi që njëherit është edhe motra e këngëtares Aida Doçi ka marrë vëmendjen e publikut me talentin dhe zërin e saj karakteristik, shkruan Indeksonline.

Edhe pse vetëm 13 vjeçare ajo arriti të marrë vëmendjen e mediave, madje edhe të mediave turke me interpretimin e këngës ‘Aramam’ e cila morri mbi 50 milionë dëgjime në Youtube.

Kësaj radhe ajo ka lansuar këngë në gjuhën turke, me titull “Çok Kotuymussun’ ku vërehet qartë talenti dhe zëri i saj shumë premtues. /Indeksonline/