75 Mall Live Search
08:40 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / AR

Këngëtarja flet për kimioterapinë: “S’mund të qëndroj në këmbë një javë”

Këngëtarja amerikane Halsey ka folur hapur për betejën e saj të vështirë shëndetësore dhe trajtimin me kimioterapi, duke ndarë informacione të reja me fansat rreth gjendjes së saj.

Muzikantja, e cila feston sot ditëlindjen e 31-të, iu drejtua fansave nëpërmjet Tik-Tok-ut për të zbuluar trajtimin e saj për çrregullimin e rrallë të limfociteve T, me të cilin u diagnostikua në vitin 2024, transmeton Indeksonline.

“Doja vetëm të jepja një përditësim”, filloi ajo në video.

“Sapo bëra edhe disa raunde kimioterapie dhe më vendosën një injeksion të ri”, shtoi ajo, duke treguar gjoksin ku ishte vendosur pajisja mjekësore. Halsey përshkroi me sinqeritet se si u ndje pas trajtimit.

“S’mund të qëndroj në këmbë për rreth një javë, ndonjëherë edhe më gjatë”, tha ajo. “Koha fluturon ndërsa po shërohem, kështu që nuk duket shumë e gjatë, por patjetër që kalon”./Indeksonline/

@halsey

can’t wait to be in there soon! 🪦

♬ original sound – Halsey