Këngëtarja ikonë e muzikës, Shkurte Fejza, sot feston ditëlindjen!
Sot këngëtarja legjendare e muzikës shqipe, Shkurte Fejza, feston ditëlindjen e saj të 64-t.
Artistja që prej dekadash është bërë zëri i shumë gjeneratave vazhdon të mbetet një ikonë e padiskutueshme e muzikës popullore, shkruan Indeksonline.

Në “Facebook” ka marrë urime të shumta nga familjar, miq e fansa duke i dëshiruar edhe shumë vite shëndet e suksese në skenë.
Shumë urime edhe nga redaksia e Indeksonline.


