75 Mall Live Search
23:26 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja Katharine McPhee martohet me 69-vjeçarin David Foster

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Katharine McPhee dhe David Foster u lidhën në maj 2017, por ata kanë qenë miq për më shumë se një dekadë, transmeton Indeksonline.

Katharine McPhee dhe David Foster janë të martuar! Çifti lidhi kurorë të premten, pothuajse një vit pasi Foster propozoi milje larg në Anacapri, Itali, në korrik 2018.

McPhee, 35 dhe Foster, 69 vjeç, u martuan në Londër në Kishën e Shën Yeghiche në jug të Kensington, ku nusja mbante një fustan martesash nga Zac Posen dhe dhëndri mbante një kostum nga Stefano Ricci.

Rreth 150 mysafirë, përfshirë projektuesin Posen, si dhe familjarë dhe miq të ngushtë, ishin të pranishëm. Të gjithë fëmijët e Foster ishin aty duke përfshirë vajzën më të madhe Amy, e cila kohët e fundit u zbulua se ajo u diagnostikua me kancer të gjirit dhe do t’i nënshtrohet një operacioni të dyfishtë.

Kjo është martesa e dytë për McPhee dhe martesa e pestë për Foster. /Indeksonline/