14:06 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Këngëtarja kosovare kurorëzon martesën e saj, ka disa fjalë për bashkëshortin

Këngëtarja e njohur Aida Doçi ka thënë se tanimë zyrtarisht është e martuar.

“Zyrtarisht e martuar, ti i dhe kuptim jetës sime”, ka shkruar ajo krahas fotografisë të publikuar nga llogarinë e saj në Instagram, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë faktin se çifti në fjalë muaj më parë bënë lidhjen e tyre publike, gjë e cila edhe ngjalli shumë reagime, kjo pasi që bashkëshorti i Aidës kishte një martesë tjetër.

Megjithatë, çifti në fjalë duken të lumtur krahë njëri- tjetrit. /IndeksOnline/