Këngëtarja merr pjesë në eventin e madh, ekspozohet fustan rrjetë

Në natën e fundit të Billboard Women in Music Awards, këngëtarja 23-vjeçare nga Afrika e Jugut, Tyla, ndoshta u dallua më së shumti në mesin e të pranishmëve.
Ajo mbërriti në event e veshur me një fustan Jean Paul Gaultier, i cili dukej se kishte më shumë vrima dhe pjesë transparente sesa pëlhurë, transmeton Indeksonline.
Shtresa rrjete të vendosura me kujdes që imitonin një rrjetë merimange të mbështjellë rreth trupit të saj, duke u mbledhur rreth gjoksit dhe qafës dhe poshtë belit. Ajo kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza poshtë.
Flokët e saj të kapura dhe vathët e vegjël diamanti si edhe takat e zeza kompletuan pamjen e saj./Indeksonline/
