75 Mall Live Search
19:30 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / AR

Këngëtarja ndahet nga i dashuri pas katër vitesh lidhje

Këngëtarja e re e grupit Magazin, Lorena Bućan, ka treguar se së fundmi i ka dhënë fund lidhjes së saj shumëvjeçare.

Krahas sukseseve të saj në biznes, Lorena ka folur për herë të parë edhe për statusin e saj të dashurisë në një intervistë për In Magazine, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja ka konfirmuar se lidhja e saj katërvjeçare ka përfunduar dhe se është sërish beqare.

“Nuk e dija që njerëzit do t’i interesonin kështu, por tani që ju pyesni po, jam beqare”, ka pranuar Lorena duke theksuar se ruan një marrëdhënie të mirë me ish-partnerin./Indeksonline/