Këngëtarja nuk heziton, publikon foto pa rroba nga dhoma e hotelit
Christina Aguilera i habiti fansat kur publikoi foto nudo në Instagram të mërkurën.
Këngëtarja 45-vjeçare, fituese e çmimit “Grammy”, ndau fotot provokuese në një prezantim që pasqyronte kohën kur mori pjesë në Javën e Modës së Lartë në Paris, transmeton Indeksonline.

Aguilera mbuloi gjoksin me duar, ndërsa qëndronte në atë që dukej të ishte dhoma e saj e hotelit në Paris.

Krijuesja e shumë hiteve kishte vendosur vetëm një gjerdan me diamante, vathë në formë unaze dhe një fund të zi të valëzuar me rrudha. /Indeksonline/


