15:58 / E Hënë, 24 Shkurt 2020

Këngëtarja Orinda Huta shijon bukuritë e bjeshkëve të Valbonës

Këngëtarja e njohur shqiptare Orinda Huta ka tash e rreth 20 vite që është aktive në skenën muzikore shqiptare.

Ajo në fillimet e saj, në vitin 1999, ishte pjesë e festivalit “Kënga Magjike” me këngën “Orët e Jetës”, për të vazhduar tutje duke sjellë vazhdimisht këngë të bukura, shkruan Indeksonline.

33-vjeçarja është gjithashtu një personazh mjaft i ndjekur nëpër rrjetet sociale dhe mjaft e përfolur edhe nga mediat rozë, qoftë për artin por edhe për jetën e saj private.

Me paraqitjet që bën përmes fotografive, ajo shpesh merr vëmendjen e publikut.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke i shijuar pamjet magjepsëse në Parkun Nacional të Valbonës, i cili ofron pamje nga vende të mrekullueshme. /Indeksonline/