75 Mall Live Search
10:36 / E Martë, 26 Gusht 2025 / AR

Këngëtarja pranon të kaluarën, ja si dukej Jehona me kilet shtesë

Jehona Sopi ka tërhequr vëmendjen e fansave me një postim të fundit në Instagram, ku ka ndarë një foto artistike bardhë e zi.

Krahas saj, këngëtarja ka vendosur një mbishkrim që ka shkaktuar shumë të qeshura:

“Edhe çka jom kon shnosh 😂😂😂”, përcjell Indeksonline.

Me këtë shaka plot humor, Jehona ka kujtuar periudhën e saj të kaluar, kur kishte disa kilogramë më shumë.

Jehona e njohur si një nga zërat më të veçantë të muzikës shqiptare, prej vitesh mbetet e dashur për publikun, jo vetëm për talentin e saj, por edhe për karakterin e çiltër që shpesh e reflekton në rrjetet sociale./Indeksonline/