09:04 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja serbe me veshje të kreatores shqiptare

Tashmë emra shqiptarë kanë arritur të depërtonin në botë me artin e tyre, përveç artistëve janë edhe disenjatorët  kosovarë që dita-ditës po shënojnë suksese ndërkombëtare.

Pas sukseseve të Blerina Kllokoqi-Rugova, Lia Stublla dhe Valdrin Sahiti është edhe një tjetër emër që i shtohet kësaj liste, shkruan Indeksonline.

Por, ndryshe nga emrat e përmendur më sipër që kohët e fundit kanë veshur disa nga figurat më të njohura në botë, këtë herë është një këngëtare serbe që ka zgjedhur veshjet e kreatores Albina Dyla.

Këngëtarja serbe Jelena Karleusa, ka habitur të gjithë kur përzgjodhi veshjet e kreatores shqiptare për dukjen e saj të radhës me të cilën u paraqit në ballinën e revistës serbe “Story”.

Ishte vetë artistja, ajo e cila e ka bërë të ditur këtë lajm pasi në llogarinë e saj në Instagram, duke etiketuar kreatoren Albina Dyla.