Këngëtarja shqiptare del pozitive me Covid-19: E pi kafen për adet, nuk ia ndij shijen

Eneda Tarifa është bashkuar personazheve të njohur shqiptar të infektuar me COVID.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur zbuloi lajmin pak më parë në një video në Instagram. Ajo u shpreh se është asimptomatike dhe nuk ndjen asgjë. Por dyshoi se ishte prekur nga koronavirusi pasi humbi shijen dhe nuhatjen.
Këngëtarja tha se është izoluar në shëpi së bashku me vajzën e saj, pasi prej dy ditësh edhe Aria kishte shfaqur simptoma gripale.
Teksa komunikonte lajmin, Eneda Tarifa kishte një filxhan kafeje në dorë, por u shpreh se po e linte vetëm për adet pasi nuk ia ndiente shijen.