08:25 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare fiton vendin e parë në Rusi, nderon flamurin shqiptar

Bën shqiponjën gjatë prezantimit, këngëtarja shqiptare vlerësohet maksimalisht në Rusi

Këngëtaret shqiptare nuk dinë të ndalur, ato vazhdojnë të befasojnë publikun gjithandej nëpër botë me talentin e tyre në muzikë dhe performancë shkruan Indeksonline.

‘Zbulimi’ më i ri shqiptar që ka arritur të depërtoj në skena të rëndësishme ndërkombëtare është Inis Neziri.

Ajo para disa muajsh fitoi një festival mjaft të rëndësishëm në Rumani, ndërsa së fundmi ajo ka marrë pjesë në garën “New Wawe Festival 2019” që mbahet në Sochi të Rusisë.

Këngëtarja e talentuar shqiptare është vlerësuar me pikët maksimale në tri netët e para, duke zënë vendin e parë në mesin e shumë shteteve konkurruese.

Ajo ka kënduar shqip në mes të Rusisë, duke bërë që flamuri kuq e zi të valvitet në Sochi të Rusisë. /Indeksonline/