75 Mall Live Search
23:25 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare “izolohet” në shtëpi, tregon si po e kalon kohën!

Klea Huta është këngëtare dhe autore e shumë këngëve.

26-vjeçarja është aktive qysh në moshë të re në muzikë, duke sjellë shumë këngë të bukura, shkruan Indeksonline.

Ajo kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë, pasi e konfirmoi shtatzëninë, duke bërë të ditur se ajo dhe i dashuri i saj, këngëtari Elgit Doda, pritet të bëhen prindër së shpejti.

Së fundmi, kur situata e përhapjes së koronavirusit ka marrë përmasa të mëdha në Shqipëri, ajo ka bërë të ditur se është “izoluar” në shtëpi, për të qenë më e sigurt.

“Përveç kënaqësisë që kam kur rri në shtëpi, pasi i pashë disa filma tani do filloj të lexoj”, ka shkruar ajo në një InstaStory, duke bërë të ditur se si po e kalon kohën e izoluar në shtëpi. /Indeksonline/