Këngëtarja shqiptare “lë” muzikën?
Është një ndër këngëtaret shqiptare që ka spikatur gjithmonë për vokalin e saj, por Anjeza Shahini si duket po e lë muzikën.
Edhe pse po disa kohë që nuk është aktive në skenë, ajo ka përsëri shumë fansa që e duan.
Mirëpo, këngëtarja ka dhënë një lajm që ka mërzitur të gjithë adhuruesit e saj.
Përmes një statusi në Instastory, ajo tregoi se nuk do të jetë më pjesëmarrëse në festivale, duke kujtuar performancën e saj të fundit në ‘Kënga Magjike’.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë Anjezën të marrë këtë vendim, por diçka është e sigurt që shumë persona kanë mbetur të zhgënjyer.