Këngëtarja shqiptare merr një vendim interesant për “Natën e shtrigave”
Festa e “Halloween”-it e njohur te ne si “Nata e shtrigave” është një mundësi e mirë për të eksperimentuar me dukjen deri në ekstreme.
Këtë po e bëjnë edhe emrat e njohur të skenës sonë të muzikës e ndër ta edhe këngëtarja e mirënjohur, Aurela Gaçe, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja nga Shqipëria për “Natën e shtrigave”, ka thënë se ka marrë një vendim.

“E Kam vendosur . Po mendohesha se si do të maskohesha të enjten për Halloëeen. Meqenëse gjithë jetën e kam maskuar veten si për “Halloween” Zgjidhja e vetme më ka ngelur te dal pa grim fare. Kështu do t’ju tremb të gjithëve më në fund. Shihemi date 31 Tetor. Pa grim , pa maske, thjeshte njerëz natyrale. Bashke me Vëllezërit Korçarë”, ka shkruar Aurela përkrah imazheve të dukjes së saj për ‘Halloween’ përgjatë viteve.

Ndryshe, “Më mbaj| është projekti i fundit i këngëtares i sjellë edhe me videoklip./Indeksonline/
