Këngëtarja shqiptare njofton se është bërë nënë për herë të parë

Këngëtarja shqiptare Arta Memedi është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e bëri të ditur vetë artistja me anë të një postimi në Instagram, shkruan Indeksonline
Ajo bëri një shkrim të gjatë duke theksuar se këto muaj i ka mbajtur në heshtjen si “këngën më të madhe që e ka njohur ndonjëherë”.
Gjithashtu zbuloi që foshnjën e kanë pagëzuar me emrin Noemi.
Postimi i plotë:
“Për muaj të tërë, kam mbajtur në heshtje këngën më të bukur që kam njohur ndonjëherë, ritmin e një rrahjeje të vogël zemre, melodinë e një shpirti. Nuk e ndava me botën, disa mrekulli janë thjesht shumë të shenjta për t’u treguar para kohe. Kisha nevojë për heshtje, qetësi, mbrojtje — për të, për mua, për ne. Tani është këtu. Dhe unë mbaj brenda vetes emocione dhe qetësi të thellë. Më në fund, jam gati të ja këndoj botës. 🎀MirëserdheNoemi Dërguti 🎀 28.07.2025”, shkroi ajo./Indeksonline/