75 Mall Live Search
23:02 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare: Nuk i respektoj rregullat edhe po të vdes nesër i kam bërë të gjitha në jetë

Nuk ka ndërmend t’i bindet rregullave të distancimit social apo edhe masave strikte.

Këngëtarja Julka Gramo thotë se nuk ka asnjë problem, edhe nëse vdes, sepse e ka shijuar jetën.

Gjatë fjalës së saj këngëtarja tha se, nuk ka arsye që ajo të distancohet nga shoqëria, edhe pse në jetën e saj është shfaqur një person me të cilin ajo është impenjuar nga ana emocionale.

Më tej ajo shtoi se e dashuron shumë familjen, por dhe nëna e saj e cila ka qenë një grua shumë e përkushtuar, i thotë shpesh që dil dhe shijo jetën.

“Edhe sikur të vdes nesër, e kam jetuar jetën duke i bërë të gjitha”, u shpreh këngëtarja në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.