11:23 / E Hënë, 29 Gusht 2022 / B O

Këngëtarja shqiptare publikon videon duke kënduar kur ishte 4 vjeç, e njihni?

Ronela Hajati është rikthyer pas në kohë dhe ka ndarë një video kur ka qenë shumë e vogël. Siç është shprehur gjithmonë, këngëtarja e ka shfaqur talentin për muzikën që në moshë fare të re.

Në videon që ka ndarë, autorja e shumë hiteve shihet duke kënduar dhe kërcyer me shumë pasion.

“Neve s’na ndau as nata! Meqenëse ka nisur java ime e ditëlindjes, këtu është Ronela 4 vjeç”, ka shkruar ajo krahas videos. Kujtojmë që Ronela ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë muajve të fundit. Kjo për shkak të pjesëmarrjes në festivalin evropian “Eurovision 2022”.