75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare që po kryeson top listat në Britani të Madhe

Brenda tre mujorit të parë të vitit 2019-të janë lansuar shumë hite në botë. Por në Britani të Madhe një këngëtare shqiptare ka sjellë hitin më të madh deri më tani.

Këngëtarja, e njohur me emrin artistik, Ava Max po dominon top listat në Britani të Madhe me këngën ‘Sweet but Psycho’.

Projekti i shqiptares është kënga më e transmetuar e vitit në Britani të Madhe. Ava Max ka lënë pas emra të njohur si Ariana Grande, Calvin Harris Rag’n Bone’ dhe Dua Lipa./Indeksonline/