23:30 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / AR

Këngëtarja shqiptare tregon momentin më të vështirë të jetës

Baby G ka treguar në Ferma Vip momentin më të vështirë në jetë.

Ajo u shpreh se para dy vitesh mësoi se kishte probleme me teroidet.

“Jam ndjerë shumë keq një moment, nuk e dija çfarë kishja. Shkova tek doktori edhe nuk e kanë gjetur çfarë kisha për ca kohë. Pastaj më thanë ke probleme me teroidet dhe duhet të merrja ilaçe për gjithë jetën time. E kam vuajtur shumë psikologjikisht. Para 2 vitesh jam mbyllur në shtëpi vetëm me mamim me babin. Të gjithë më thonë ke shumë energji, ndërsa doktori më tha nuk ke shumë energji. E kam kaluar si një traumë. Tani jam mirë”, tregon Baby G.