Këngëtarja Tuna ‘tallet’ me koronavirusin

Altuna Sejdiu, është një emër mjaft i njohur në skenën muzikore shqiptare.
Ajo tek publiku është bërë e njohur me pseudonimin ‘Tuna’, derisa ndër vite ka sjellë shumë këngë të bukura që janë shndërruar në hite, shkruan Indeksonline.
Derisa së fundmi është përhapur një panik tek të gjithë njerëzit, pas përhapjes së koronavirusit nëpër shumicën e vendeve nëpër botë, këngëtarja Tuna ka zgjedhur të ‘tallet’ me izolimin e njerëzve si dhe larjen e duarve, që rekomandohet të jetë sa më e shpeshtë.
Këtë ajo e ka bërë permes disa fotografive që i ka ndarë me fansat në llogarinë e saj në Instagram. /Indeksonline/

