Këngëtarja ulet në gjunjë dhe i propozon martesë partnerit të saj (video)

Aktorja e këngëtarja e njohur Bella Thorne, ka bërë një veprim të rrallë.
Ajo ka publikuar një video në Instagram, teksa shihet duke u ulur në gjunjë e duke i propozuar martesë të dashurit, shkruan Indeksonline.
“3 vjet më parë u njohëm, 1 vit më vonë më propozoi, 1 vit më pas i propozova edhe unë” 💍, shkroi teksa shihet e gjunjëzuar krahë partnerit, Mark Emms.
Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta, sidomos të gjinisë femërore që nuk duan ta nxjerrin veten “poshtë” me këtë gjest./Indeksonline/