75 Mall Live Search
13:11 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / MSH

“Keni fituar më shumë zgjedhje se unë” Cameroni “thumbon” Ramën: Doja të vija që të festonim sukseset!


Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, në konferencë me kryeministrin Edi Rama vlerësoi lidershin shqiptar, duke thene se ka bërë një punë të mirë për atë se ku duhet të shkojë Shqipëria.

Mes batutave, Cameroni iu drejtua kryeministrit shqiptar, duke i thënë se “ka fituar më shumë zgjedhje se ai”.

“Një nga ato arsyet që doja të vija ishte që të festonim sukseset. Ju keni bërë një lidership në Këshillin e Sigurimit. Jo vetëm se keni fituar më shumë zgjedhje sesa kam fituar unë dhe vazhdoni të jeni në detyre, por keni edhe një drejtim kaq të qartë për atë se ku duhet të arrijë Shqipëria”, tha zyrtari i lartë i Britanisë.

Në lidhje me emigracionin, Cameroni vlerësoi partneritetin me Shqipërin, duke thene se duhet te merret shembull edhe nga vendet e tjera te BE.

“Sa i takon emigracionit ka qenë një partneritet i arrirë dhe shpresoj të jetë shembull për të tjerët. Sepse në të gjithë Evropën problemi i emigracionit të parregullt është një problem që haset. I kam thënë edhe ministrave të tjerë të jashtëm që është një ptoble4m që duhet ta përballoni ju”, tha ai.