“Keni fituar shpërblim, por duhet të paguani pak për ta tërhequr”, qytetari nga Prizreni bie viktimë e mashtrimit

Një person ka raportuar se ka pranuar një e-mail nga një i dyshuar, mashkull shtetas i huaj, ku ceket se kishte fituar një shpërblim dhe se duhej të paguante një shumë të caktuar të parave për të tërhequr shpërblimin.
Viktimë ishte një person nga Prizreni, i cili kishte paguar një shumë parash, por nuk ka arritur ta tërhiqte shpërblimin.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori, i cili ka udhëzuar që të hapet rasti si mashtrim./IndeksOnline/