13:23 / E Premte, 14 Janar 2022 / A. M.

“Keni mungesë informacioni rreth politikes shqiptare”, Kraki i reagon Mushkolajt pas sulmeve ndaj Sali Berishës

Profesori universitar në Francë, Nezir Kraki ka reaguar ndaj sulmeve që analisti Imer Mushkolaj i bëri në drejtim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Kraki theksoi se debati i Edi Rames me analistat e Kosovës ndërlidhej me atë se shumica e analistëve kosovarë kanë mungesë interesimi dhe informacioni rreth politikes shqiptare.

“Jo Imero, Sali Berisha nuk lidhet veç me 21 janarin. Ka data tjera Shqiperia e sene qe jane realizu pikerisht nga ai Berishe qe sot urrehet nga terrasat me makiato sepse është ne modë antiberishizmi. As çadrat e Ksamilit e vikendet tironçe s’i kishi pa shpesh pa çmendinë kombetare të Sali Berishes. Nejse…topi…”.

Postimi i plotë:

Imeri ia paska kujtu Sali Berishes 21 janarin ne Debat Plus te Ermal Panduri.

Si analist bashkë me dosta aty nuk kish qenë keq me u interesu pak ma shumë rreth politikës dhe gjendjes në Shqipëri. Me shku pak ma larg se datat e vakitë që gjithkush i di sot dhe sidomos pak ma larg se çadrat e Dhermiut apo Ksamilit.

Është kollaj me ia kujtu Berishes ate datë me idene me dale trim n’debat por ajo nuk e kamuflon cekesine që Imeri dhe te tjeret aty e kane ne raport me jeten politike shqiptare.

Çdo nate per çdo temë as Ajnshtajni s’kish mujt me fole. Imeri me shokë po.

Une per ligjerata pergatitem e lexoj çdo dite, edhe pse janë ne fushen time. Keta tipat dil qaty futja kafehançe me copa te titujve qe i kanë kap kalimthi ne portalet e tyre dhe shiti mend tani Sali Berishes per demokraci e liri.

Jo Imero, Sali Berisha nuk lidhet veç me 21 janarin. Ka data tjera Shqiperia e sene qe jane realizu pikerisht nga ai Berishe qe sot urrehet nga terrasat me makiato sepse është ne modë antiberishizmi. As çadrat e Ksamilit e vikendet tironçe s’i kishi pa shpesh pa çmendinë kombetare të Sali Berishes. Nejse…topi…

Sonte mu kujtu edhe ai debati i Edi Rames me analistat e Kosovës. I njejti problem ka qenë: mungesë interesimi dhe informacioni rreth politikes shqiptare.