75 Mall Live Search
20:19 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Keni njolla në fytyrë? Ja zgjidhja juaj vetëm me qumësht

Maska me qumësht është mjaft efikase për eliminimin e njollave në fytyrë.

Sigurisht, përveç qumështit si përbërës kryesor, kjo maskë kërkon edhe një përbërës tjetër.

PËRBËRËSIT: 1/2 lugë kripë, 2 lugë qumësht.

PËRGATITJA:
Në një enë të vogël hidhni gjysmë lugë kripë dhe sipër shtoni qumështin. Përziejeni mirë derisa të tretet kripa dhe të krijohet një masë homogjene e njëtrajtshme. Aplikojeni me kujdes në fytyrë duke shmangur zonën e syve, sepse kjo zonë është shumë e ndjeshme dhe për këtë kemi maska të tjera që duhen aplikuar.

Description: http://gazetashneta.com/wp-content/uploads/2018/11/222-1-1024x576.jpg

Këtë maskë mbajeni për 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm. Do të shihni që aknet dhe njollat do t’ju pakësohen, sepse kripa desinfekton fytyrën. Maskën aplikojeni një herë në javë, për dy muaj rresht.