08:40 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Keni plane, mësoni si do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, në fushat termike dhe barike priten rënie të lehta.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i regjistrojë vlerat e mesatares, që nënkupton se nuk ka rrezik nga rrezet direkte të diellit. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe më tej nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.

Temat: