23:03 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Keni shtuar peshë gjatë shtatëzanisë, ja si të largoni kilet e tepërta

Tani që ke lind dhe ke pranë foshnjën ke shumë gjëra tjera për të cilat fillon të mendosh: kur duhet ushqyer foshnjën, çka të bësh nëse qan – dhe si te dobesohemi pas lindjes dhe largojmë ato kilogramët ekstra të fituar gjatë shtatzanise.

Nëse ke filluar në peshë normale dhe ke shtuar nga 10 deri 15 kilogram që ndoshta vet mjeku ju ka rekomanduar, atëherë duhet të marr më shumë se dy muaj që të kthehesh në peshën para shtatzanisë nëse shikon se çfarë po han dhe ushtron.

Në anën tjetër, nëse ke qenë me mbipeshë para shtatzënisë dhe gjatë shtatzënisë ke shtuar akoma më shumë se sa ka rekomanduar mjeku, atëherë mund të themi se do zgjasë shumë më shumë – deri në një vit – që të dobosohesh. Silado pesh e fituar gjatë shtatzënisë mund të mbetet aty për kohë të gjatë nëse nuk e largon.

“Është me shumë rëndësi që të largosh atë peshë të fituar gjatë shtatzanisë për at se nëse nuk e bënë atëherë ajo peshë është asociuar me obesitet dhe mbipeshë 15 deri 20 vite më vonë” thotë PhD. Debra Krummel, profesoresh për hulumtime dhe zhvillime në Universitetin e Cincinatit në departamentin e të ushqyerit.

Dhe, edhe pse secila nënë mezi pret të duket ashtu si më parë, një gjë shumë e rëndësishme që duhet mbajtur mend është ajo që duhet të jesh shumë e durueshme me vetveten. Ndoshta ylli holliwoodian favorit i juaji mund të ketë dal nga dhoma e lindjes me gjinse të madhësis zero, por mos harro se ajo ndoshta nuk e ka bërë këtë në mënyrën që është e mirë për trupin e saj.

“Të gjitha revistat pyesin, ‘Si ia doli ajo?’, pyetja më e rëndësishme është, ‘Pse e bëri ajo?’” thot Melinda Johnson, dietitian e licencuar dhe zëdhënëse për American Dietetic Association (ADA). “Ato e bëjnë këtë me një dijetë tejet strikte, dhe shumë prej tyre e bëjnë duke u futur në aktivitet fizik para se trupi i tyre të jetë vërtet gati për diçka të till.”

Johnson rekomandon për një qasje më graduale të humbjes së peshës. “Ajo më e rëndësishmja për të gjitha nënat e reja është që të kenë durim me trupin e tyre,” thot ajo. “Ju është dashur nëntë (9) muaj të arrini këtu ku jeni, kështu që duhet të ju zgjas së paku po aq gjatë të ktheheni në peshën e mëparshme.”

Duke patur këtë parasysh, ja ku keni disa këshilla që ju ndihmojnë të humbni peshë pas shtatzënisë dhe të mund të veshësh gjinset e vjetra – çfarëdo madhësie që janë ato.