75 Mall Live Search
11:55 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / MSH

Kenia e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës

Kenia ka shprehur gatishmërinë e saj për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm Alfred Mutua, duke konfirmuar se po zhvillohen diskutime që Kenia ta njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës.

Ky njoftim vjen pas takimit të presidentit të Kenisë, William Ruto, me presidenten Vjosa Osmani, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Lëvizja e Kenias drejt njohjes së Kosovës mori vrull në fillim të këtij viti, me njohje të pasaportave kosovare.

Ministri Mutua për mediat konfirmoi vizitën e presidentes Osmani, për të diskutuar për njohjen.