75 Mall Live Search
14:39 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Keoman i kërkoi Suarezit dhe Vidalit të stëviteshin vetëm, kjo është arsyeja

Trajneri holandez i Barcelonës, Roland Koeman thuhet se i ka kërkuar Suarezit dhe Vidalit që t’i përfundojnë stërvitjet larg nga pjesa tjetër e skuadrës.

Ky vendimi i Koeman vjen, pasi Suarez është afër transferimit në Juventus dhe Vidal në Inter, shkruan IndeksOnline

Siç raportojnë mediat spanjolle, thuhet se Suarez tashmë ka rënë dakord me Juven për të firmosur kontratë 2 vjeçare me një pagë prej 10 milionë euro.

Nga ana tjetër edhe Vidal është shumë pranë të nënshkruaj me Interin, ndërkaq detajet e ofertës do të bëhen publike këto ditë.