Kepa apo Caballero, ky portier starton sot ndaj Tottenhamit
Chelsea-Tottenham do të jetë përballja derbi e kësaj jave në Premierligën Angleze. Kjo do të jetë ndeshja e parë pas rastit që bëri xhiron e botës kur portieri Kepa nuk pranoi zëvëndësimin në finalen e kupës ndaj Manchester Cityt.
Por, pavarësisht këtij gjesti, Chelsea do të startojë sot me portierin spanjoll në portë. Kepa do të jetë titullar, ndërsa Caballero në bankën rezervë.
Sarri do ta marrë këtë vendim për të mos e prishur atmosferën në skuadër. Kepa është dënuar dje nga Chelsea me mospagesë një javore./Indeksonline/