Kepa ka mësuar nga Messi i cili injoroi Enriquen më 2014
Ngjarja më e përfolur sportive në 24 orët e fundit ka qenë refuzimi i portierit spanjoll, Kepa Arrizabalaga që të largohet nga loja.
Trajneri i Chelseat Maurizio Sarri deshi ta zëvendësonte atë me Willy Caballeron pak para ekzekutimit të penalltive në finalen e Kupës së Ligës kundër Manchester Cityt.
Por kjo nuk është hera e parë që një futbollist nuk i bindet trajnerit. Lionel Messi në vitin 2014 kishte refuzuar kërkesën e trajnerit Luiz Enrique për tu larguar nga loja.
Kishte ndodhur kjo në ndeshjen e La Ligas kundër Eibarit, kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë. /Indeksonline/