75 Mall Live Search
09:36 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kepa nuk e shkeli rregulloren e Federatës Angleze

Chelsea u mposht nga Manchester City në finale të kupës EFL pas ekzekutimit të penalltive.

Një moment interesant ka ndodhur në fund të vazhdimeve, kur portieri i ri, Kepa Arrizabalaga nuk pranoi të largohet nga fusha për t’i lëshuar vendin Willy Caballero.

Ky gjest u kritikua shumë sidomos nga tifozët, por rregullorja e Federatës Angleze e lejon një gjë të tillë.

“Nëse një lojtar që duhet të zëvendësohet, refuzon të largohet, loja vazhdon”, thuhet në ligjin nr. 3 të Federtatës Angleze.

Më pas u tha se ishte një keqkuptim pasi që Sarri mendoi se portieri i tij ishte i lënduar. /IndeksOnline/