75 Mall Live Search
10:57 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Këpuca e Artë”, Messi vetëm 1 gol larg nga vendi i parë, CR7 i fundit

Ai e fitoi ”Këpucën e Artë” sezonin e kaluar dhe Lionel Messi pritet ta fiojë këtë çmim edhe këtë sezon.

Me golin e tij ndaj Celta Vigos të shtunëhn, numri 10 numëron 15 gola në kampionat këtë sezon dhe është vetëm 1 gol nga vendi i parë.

Renditja e këtij çmimi bazohet nga golat varësisht se në cilin kampionat janë shënuar, transmeton IndeksOnline.

Që prej se Messi është duke luajtur në La Liga, secili gol aty ka vlerëson e 2 pikëve, kështu që këtë sezon, ai ka 30 pikë.

Golat e shënuar në Estoni, ku sulmuesi i Nomme Kalju, Liliu luan, kanë vlerën e 1 pikëve, dhe kështu ai është vetëm 1 pikë larg Messit, ani pse ka shënuar 31 gola deri më tani.

Nga ana tjetër, Kylian Mbappe është në vendin e 11-të me 13 gola, Aubameyang në vendin e 16-të me 12 gola dhe Cristiano i fundit me 11 gola./IndeksOnline/