09:07 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Këpucët e Hirushes nga diamanti dhe ari me vlerë mijëra dollarëshe

Këpucët nga ari mëndafshi dhe diamantet të cilat kushtojnë 17 milionë dollarë po presin Hirushen.

Këto take janë prezantuar në hotelin luksoz Bujr AL Arab në Dubai. Taket janë dizajnuar dhe krijuar në Itali, ato përbëhen nga 236 diamante së bashku me dy diamante të përsosura të nivelit më të lartë me nga 15 karat secila.

“Taket kanë dy diamante të përsosura të cilësisë së lartë. Ato janë shumë të rralla, prandaj janë edhe ndër më të shtrenjtat. Dhe kanë po ashtu 236 diamante më të vogla, të cilat janë po ashtu të përsosura”, u shpreh Maria Majari, dizajnere e këpucëve.

Siç dihet Dubai është qyteti i milionerëve dhe miliarderëve, ne kemi vërejtur se është një treg potencial prandaj investojmë”, tha Hemant Karamchandani, themelues i kompanisë së stolive.

Jada Dubai do të ekspozoj edhe tre modele të tjera të takeve nga koleksioni i fundit i tyre, gjithashtu të punuara me diamante dhe ar. Koleksioni i ri përfshin një palë sandale prej diamanti të dizajnuara me lule që do kushtojnë 25 mijë dollarë, një palë këpucë të kuqe me çmim prej 27 mijë dollar dhe një palë të tjera të punuara me një punim të veçantë të arit të cilat do të kushtojnë 17 mijë dollarë.