75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

Këpucët e pluhurosura të kryetarit të Suharekës…

Njihet si kryetar i thjeshtë e i terenit. Kjo u dëshmua edhe sot pas gjendjes së rëndë në Suharekë.

Me të marrë informata se disa vende janë përfshirë nga zjarri, kryetari Bali Muharemaj ka dalë në vendngjarje ku edhe po mirret me rastin.

Se është duke u marrë me rastin, e tregojnë fare mirë edhe këpucët e pluhurosura të tij, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë, këshilltari i tij, Brahim Thaqi i ka dedikuar një shkrim ku flet për përgjegjësinë e tij përballë situatave emergjente.

Këpucët e Kryetarit… Me dhjetra herë e kam pa në terene sfiduese, të thjeshtë e modest, në krye të detyrës me përgjegjësi konkrete përballë situatave emergjente. Këpucët e tij në këtë rast flasin shumë…“, ka shkruar ai.