Këputi ligamentet, Perisic po bën mrekulli në procesin e shërimit të tij

Janë bërë vetëm 40 ditë që nga koha kur Ivan Perisic këputi ligamentet e kryqëzuara të përparme të gjurit të djathtë. Vetëm një muaj pas një operacioni të komplikuar, ai po ecën pa paterica dhe stërvitje.

Perisic ka publikuar video duke ecur pa paterica dhe duke vënë peshë në këmbën e dëmtuar rëndë. Gjendjen e yllit kroat po e përcjellë trajneri serb i fitnesit, Andrej Milutinoviq, i cili po e ndihmon në rikuperimin e tij.

Synimi i Perisic është rikuperimi për Euro 2024 me Kroacinë. Mjekët kanë parashikuar 9 muaj mungesë, por me hapat aktual ai mund të kthehet më herët./Indeksonline/