75 Mall Live Search
15:38 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Keq e më keq, Donis Avdijaj në negociata me klubin e Ligës së tretë gjermane

Ylli kosovar, Donis Avdijaj nuk po arrin të gjej rehatin askund. Ai nuk do të jetë pjesë e Scottish Hearts sezonin e ardhshëm dhe do të jetë lojtar i lirë në merkaton verore.

Sipas mediumi “TM Geruechte”, klubi i ligës së tret gjermane, Turkgocu Munchen është në bisedime me Avdijajn, transmeton Indeksonline.

Në të kaluarën, Avidjaj ka qenë pjesë e klubit të madh gjerman, Schalke 04, ku cilësohej si e ardhmja e këtij klubi.

Por, karriera e kosovarit mori kahje tjetër dhe ai tashmë duket se është bërë futbollist i padëshiruar./Indeksonline/