Keq e më keq për Arsenalin, kërkojn ‘plakun’ e Chelseas!
Arsenali nuk e ka nisur mirë vitin 2019. Përveç rezultateve jo të mira, ekipi londinez po ka probleme edhe me lëndime.
Në ndeshjet e fundit iu lënduan tre mbrojtësit, Sokratis, Koscielny dhe Bellerin, transmeton Indeksonline.
Duke e parë këtë gjendje, trajneri Emery po kërkon të transferoj një mbrojtës në këtë afat kalimtar.
Sipas “The Sunday Mirror”, Emery ka kërkuar nga bordi që të transferojnë mbrojtësin e Chelseas, veteranin Gary Cahill.
Veterani anglez nuk po arrin të marrë minuta nën urdhërata e Sarrit. Po ashtu sipas mediave angleze, trajneri i Chelseas i ka treguar Cahllit se mund të largohet. /Indeksonline/